Flash

Video/ Napoli në finale të Superkupës: Simeone e një super Zerbin shkatërrojnë Fiorentinën

Lapsi.al 18 January 2024
Video/ Napoli në finale të Superkupës: Simeone e një super
Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë pasi ka mposhtur 3-0 Fiorentinën në Al Awwal Park të Riadit. Avantazh për të besuarit e teknikut Mazzarri erdhi me golin e Simeone. Ish-lojtari viola shënoi me diagonale në minutën e 22', duke i hapur rrugë suksesit të dytë radhazi. Mazzarri, me këtë rast, shpluhërosi mbrojtjen e tij të dashur me tre lojtarë. Pasi kaluan përpara në rezultat, të kaltrit u mbyllën, duke lënë Fiorentinën të luante topin, por pa i dhënë shumë mundësi. Rasti më i mirë ishte penalltia e fluturuar te tifozët nga Ikoné. Në fund, Zerbin ishte i pamëshirshëm me një dygolësh mes minutave 84' dhe 86'. Kështu, Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë në Riad dhe pret i qetë përballjen Inter-Lazio. Përfundon 3-0 kundër Fiorentinës dhe verdikti ishte i qartë. Golat e Simeone në pjesën e parë, pastaj një dygolësh në fund nga Zerbin i dhanë kënaqësinë e finales Mazzarrit. Lexo më tej: Video/ Allegri ndez polemikat dhe tërbon Inter me një frazë: "Hajdutët ikin, rojet ndjekin" Vetëm lajme të këqija për teknikun viola Italiano. Tekniku i Fiorentinës mund të ketë keqardhjen për penalltinë e humbur në pjesën e parë nga Ikoné, por skuadra e tij nuk ishte kurrë e rrezikshme në pjesën e dytë në kërkim të barazimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI