Flash

Kapet me armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 30-vjeçari në Fier

Lapsi.al 19 January 2024
Kapet me armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”në qytetin e Fierit sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak. Kishte 2 pistoleta, në automjet dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Risku”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë, për këtë rast, arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 30 vjeç, banues në Vreshtas, pasi nga kontrollet e kryera në automjetin që ky shtetas drejtonte gjatë natës, në fshatin Cakran, dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI