Flash

ARSYEJA/ Lëvizja “Bashkë” proteston të shtunën në Sheshin “Skënderbej”

Lapsi.al 19 January 2024
ARSYEJA/ Lëvizja “Bashkë” proteston të shtunën

Lëvizja “Bashkë” e udhëhequr nga Arlind Qorri, ka njoftuar për mbajtjen e një proteste të shtunën në sheshin “Skëndërbej”. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në “Facebook”. Protesta ka si kryefjalë të saj korrupsionin, duke renditur pagat dhe pensionet e ulëta. Lëvizja “Bashkë” thekson se ata që vjedhin kanë emra ndaj fton qytetarët të bëhen pjesë e protestës.

“PO AFRON ORA E PROTESTËS. Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë shpërndarë thirrjet e fundit për protestën antikorrupsion. Të shumtë janë qytetarët që po vetëdijesohen për karakterin shkatërrimtar të korrupsionit. Korrupsioni lidhet drejtpërdrejt me pagat dhe pensionet e ulëta, me degradimin e spitaleve e të shkollave, me zhdukjen e hapësirës publike dhe fushave sportive, me emigrimin masiv dhe kostot e larta të jetesës.

Ata që na vjedhin kanë emra. Ndaj ne duhet të ngremë zërin që secili prej tyre të përballet me drejtësinë. Nesër presim shumë bashkëqytetarë sepse të shumtë jemi ne që vuajmë nga korrupsioni, keqqeverisja dhe nëpërkëmbja. Bashkë kundër korrupsionit! Nesër në orën 11:00 në sheshin Skënderbej” – thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Bashkë”. /LAPSI.al

Të këshilluara

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për...

15:00

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka rënë në kanal. Paraprakisht dyshohet se ka të plagosur. Rrethanat ...

20:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI