Flash

Ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin, rrezikon burgun për vrasje

Lapsi.al 19 January 2024
Ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin, rrezikon burgun për vrasje

Një juri e madhe në shtetin e Nju Meksiko të SHBA-ve ka pranuar një padi të re për aktorin amerikan Alec Baldwin të akuzuar për vrasje të pavullnetshme gjatë xhirimeve të një filmi në tetor 2021. Aktorit fitues i çmimit Emmy u akuzua edhe më herët, por pretendimet u rrëzuan prillin e kaluar, 2 javë përpara se të fillonte një gjyq penal ndaj tij. Por prokurorët vendas kanë kryer testime të mëtejshme mjeko-ligjore të armës së përdorur.

Avokatët e Baldwin i thanë BBC-së se po presin të përballen në gjykatë. Baldwin, 65 vjeç, po praktikohej që të qëllonte me një pistoletë Colt 45 përpara se të filmonte një skenë për filmin “Rust” që po xhirohej pranë Santa Fe, në tetor 2021. Por arma shpërtheu, duke goditur për vdekje kinematografen 42-vjeçare Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Aktori është shprehur se nuk e ka tërhequr këmbëzën dhe se kishte tërhequr vetëm çekiçin e pistoletës.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk është fajtor për vdekjen e Hutchins, sepse ai nuk e dinte se arma përmbante fishekë të vërtetë dhe sepse nuk supozohej që të kishte municion të vërtetë në shesh-xhirim. Por prokurorët specialë të Nju Meksiko thanë se kanë "fakte shtesë" pasi ngarkuan ekspertë mjeko-ligjorë për të rregulluar armën, e cila u thye gjatë testimit të FBI-së. Ata thanë se kanë arritur në përfundimin se incidenti mund të ndodhte vetëm nëse do të tërhiqej këmbëza.

"Megjithëse Alec Baldwin e mohon në mënyrë të përsëritur tërheqjen e këmbëzës, duke pasur parasysh testet, gjetjet dhe vëzhgimet e raportuara, këmbëza duhej të tërhiqej ose shtypej mjaftueshëm për të lëshuar çekiçin plotësisht e mbështjellë ose të tërhequr të revolverit" – thuhet në raportin e tyre. Provat e reja u sollën para një jurie të madhe prej 12 anëtarësh. Nëse shpallet fajtor, Baldwin mund të përballet me 18 muaj burg. ©LAPSI.al

Të këshilluara

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për...

15:00

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Mësohet se një makinë ka rënë në kanal. Paraprakisht dyshohet se ka të plagosur. Rrethanat ...

20:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI