Flash

Prostitucioni në Athinë, Lorela mohon akuzat: Paratë e përmendura ishin për borxhin...

Lapsi.al 19 January 2024
Prostitucioni në Athinë, Lorela mohon akuzat: Paratë e

31-vjeçarja shqiptare Lorela.K ka mohuar akuzat se shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion. Lorela.K ka folur para hetuesve dhe ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se ajo jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar vajzat, por është përpjekur që të largojë nga rrjeti i prostitucionit bashëkatdhetaren e saj e cila është 17-vjeç.

“Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet”, ka deklaruar 31-vjeçarja e burgosur, e njohur si Lorela, në kërkim të faljes për përfshirjen e saj në rrjetin prostitucionit.

Lorela gjithashtu ka mohuar se ka lidhje me tutorët, duke theksuar se nuk i njeh fare. Sa i përket përmendjes së parave gjatë shkëmbimit të mesazheve me 17-vjeçare, Lorela.K ka thënë se bëhet fjalë për borxhin që adoleshenjta i kishte për rregullimin e qerpikëve.

“Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për unazën. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për t’i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të largohej. Ajo nuk mund të dëgjonte asgjë. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi 31-vjeçarja.

Të këshilluara

Stuhia e dëborës godet Ballkanin

Disa shtete të Ballkanit janë përfshirë nga stuhitë e dëborës gjatë ditës së sotme. Serbia dhe Kroacia janë goditur nga moti i keq, ku dëbora ka “pushtuar” pjes...

18:23

Afera e sterilizimit, Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigur...

17:01

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI