Flash

Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Lapsi.al 19 January 2024
Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për

Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.

Sipas raportit prirja e të gjithë shtetasve nga Ballkani është të kërkojnë azil në tre vende të Bashkimit Europian: Francë, Gjermani dhe Itali. Shqiptarët kanë edhe numrin më të lartë të kërkesave për azil që mbeten në pritje në vendet e e Bashkimit Europian për t'u shqyrtuar.

Kështu sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 3278 shtetas shqiptarë janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil, ndërkohë që nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë 2146 kërkesa, nga Serbia janë 1250 kërkesa, nga Kosova 966 kërkesa, nga Bosnjë Herzegovina 540 dhe Mali i Zi janë 118 kërkesa.

Të gjitha kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor të shqyrtuara në vendet e Bashkimit Europain kanë një nivel tejet të ulët të pranimit.

Kështu, sipas raportit, shqiptarët kanë vetëm 0,55 % të kërkesave të shqyrtuara që janë pranuar ndërsa asnjë nga vendet ballkanike nuk e kalon 1% të kërkesave të pranuara për azil. Agjencia europiane për Azilin tha se në nëtor vendet e Bashkimit Europian morën 118 mijë kërkesa për azil.

Ndërsa për periudhën nga janari deri në nëntor të vitit 2023 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian shkuan në mbi 1 milionë, një nivel që kujton sipas Agjencisë europiane për Azilin krizën e refugjatëve të viteve 2015-2016.

Në nëntor të vitit 2023 Gjermania ruajti pozicionin e saj si destinacioni kryesor për azilkërkuesit në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë gati një të tretën e gjithë kërkesave për azil që u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian./VOA

Të këshilluara

Moti i keq, Puka pa energji elektrike

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore. Shk...

19:40

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI