Flash

Tentoi t’i vidhte çantën me dhunë pensionistes, arrestohet 34-vjeçari në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 19 January 2024
Tentoi t’i vidhte çantën me dhunë pensionistes,

Një 34-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi tentoi t’i vidhte me dhunë çantën një të moshuare.

Ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, u parandalua nga shërbimet e Policisë. Brenda në çantën e 73-vjeçares kishte 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari.

“Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Stuhia e dëborës godet Ballkanin

Disa shtete të Ballkanit janë përfshirë nga stuhitë e dëborës gjatë ditës së sotme. Serbia dhe Kroacia janë goditur nga moti i keq, ku dëbora ka “pushtuar” pjes...

18:23

Afera e sterilizimit, Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigur...

17:01

A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama...

17:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI