Flash

Irani vret dy të dyshuar në lidhje me sulmet në Kerman

Lapsi.al 20 January 2024
Irani vret dy të dyshuar në lidhje me sulmet në Kerman

Ministria iraniane e Inteligjencës tha se dy persona u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë dhe disa të tjerë u arrestuan si të dyshuar për sulmet vdekjeprurëse në fillim të këtij muaji në Kerman.

Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë më 4 janar për sulmin që vrau rreth 100 njerëz dhe plagosi 284 të tjerë, më 3 janar. Shpërthimet ndodhen gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Përmes një deklarate më 19 janar, ministria tha se dy të dyshuarit, pjesë e IS, të cilët i quajti “terroristë të huaj”, u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat iraniane derisa ata planifikonin një sulm të ri që synonte një qendër të zbatimit të ligjit në Kerman.

Ministria shtoi në deklaratë se një nga të arrestuarit ishte Mohammad Omran Tanveer, i njohur gjithashtu si “Abu Omran”.

Sipas inteligjencës iraniane, Tanveer është i lidhur me Abdullah Taxhikin, për të cilin ministria ka thënë më parë se ishte arkitekti dhe mbështetësi kryesor i bombardimeve në Kerman.

Ministria tha se prej kur filloi kërkimet për kryesit e sulmeve, ajo ka arrestuar disa anëtarë të Shtetit Islamik të lidhur me Abdul Hakim Touhidi, një komandant i operacioneve terroriste të grupit, si dhe ka penguar një veprim të planifikuar terrorist pranë një faltoreje të shenjtë në periferi të Mashhadit.

Deklaratat e detajuara nga Ministria e Inteligjencës janë të pazakonta dhe pasojnë kritikat e shtuara ndaj organizatave të sigurisë të Republikës Islamike lidhur me shpërthimet – më të rëndat në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Shpërthimet në Kerman kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni – i lidhur me Iranin – po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Përvjetorët e vdekjes së Soleimanit edhe më parë kanë tërhequr turma të mëdha.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe të plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran. /REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI