Flash

Çmimi i apartamenteve: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2024?

Lapsi.al 21 January 2024
Çmimi i apartamenteve: Çfarë pritet të ndodhë

Për vitin 2024, shoqata e ndërtuesve parashikon rritje me 20% të çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Shkak është rritja e taksave, pas ndryshimit të çmimeve të referencës. Rritje çmimesh do të ketë edhe në qytetet e tjera, në veçanti në qytetet bregdetare. Si shembull jepet Bashkia e Vlorës që propozoi rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga niveli 4% në 6%.

“Në ndërtim, kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh., Vlora, kanë hedhur në diskutim rritjen e kësaj takse nga 4% aktualisht, në 6%.

Ndryshimet e çmimeve të referencës deri më sot kanë dhënë ndikim vetëm në qytetin e Tiranës, me rritjen e çmimit të referencës në gjithë territorin e kryeqytetit, që pritet të rrisë koston e ndërtimit mesatarisht 40% më shumë.

Sigurisht që kjo rritje kostosh do të shoqërohet me çmime më të larta. Çmimi do të rritet besoj mesatarisht me 20%”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi i cituar nga Monitor.

Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave të projektbuxhetit, pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve në vitin 2024. Në 2025-2026, arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja u nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera.

Për ndërtuesit me kosto të pajustifikuara, sektori është ngarkuar edhe nga taksat e tjera, duke përfshirë taksën 3% të kontributit në strehimin social, taksimi i mbetjeve inerte.

Ndërtimi kontribuon rreth 11% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por vitet e fundit vihet re rënie e fitimit nga viti në vit në sektorin e ndërtimit.

Kjo ka ardhur kryesisht prej 10-fishimit të taksave në sektorin e ndërtimit, duke sjellë kështu një rritje të konsiderueshme të çmimit të apartamenteve e për rrjedhojë, për një pjesë të popullsisë, blerja e një apartamenti bëhet mision i pamundur.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI