Flash

Akuzat e Ramës për 21 janarin/ Ç'tregon justifikimi i prokurorisë

Lapsi.al 22 January 2024
Akuzat e Ramës për 21 janarin/ Ç'tregon justifikimi i

Nuk priti dot asnjë ditë pas sulmeve të kryeministrit dhe prokuroria e pavarur e Tiranës është justifikuar publikisht se po i bën detyrat për zbardhjen e dosjes së 21 janarit.

Pasi në një takim me familiarët e viktimave Edi Rama e quajti organ pa shtyllë kurrizore dhe kërkoi që kjo çështje të hetohet nga SPAK, organi i akuzës së kryeqytetit ka reaguar gjoja me justifikimin se po i përgjigjet interesimit të mediave. "Në datën 02.04.2021, është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit Aleks Nika, si dhe Hekuran Deda, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit Agim Llupo, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit Hekuran Deda", thuhet në një paragraf të këtij sqarimi.

Andi Bushati: Rilindja e vrasësve politikë 

Këtu në fakt duket sikur është edhe çelësi i çështjes. Për viktimat Aleks Nika dhe Hekuran Deda, autori i vrasjes nuk është zbardhur. Dhe në emër të tyre dosja e 21 janarit mund të rihapet. Këtë kanë kërkuar edhe familjarët e Aleks Nikës, të cilët pasi fituan procesin në Gjykatën e Strasburgut, e cila e konsideroi krimin vrasje shtetërore, kërkuan dërgimin e dosjes në SPAK me qëllim që të hetohen edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha. Pikërisht me këtë qëllim për të mbështetur këtë version ndërhyri edhe Rama duke kërkuar edhe ai përfshirjen e SPAK.

Ai gjatë ceremonisë përkujtimore të organizuar në kryeministri 13vjet pas ngjarjes, orientoi Gjykatën e Lartë që të marrë një vendim të drejtë.

"Mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë së Tiranës në duart e SPAK për të hetuar çka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate (Strasburgut), asgjë më shumë, asgjë më pak", tha Rama.

Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të vendosë përfundimisht se kujt i takon të hetojë dosjen e 21 janarit, SPAK apo prokurorisë së Tiranës. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011.

RiLlindja i RiVrau dëshmorët e 21 janarit

Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre, në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për këtë krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Ndrea Prendin, ish-komandant i Gardës së Republikës.

Pra e përmbledhur mund të thuhet se Rama udhëzoi Gjykatën e Lartë që të merret me Sali Berishën duke e çuar para drejtësisë për 21 janarin. Dhe duke parë se një një organ tjetër i drejtësisë së re, prokuroria e Tiranës, u përgjigj gatitu përpara akuzave të kryeministrit, mund të dyshohet se dhe vendimi i 27 shkurtit nuk do të jetë krejtësisht i papolitizuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Fjalimi/ Bajram Begaj si kamikaz i qeverisë

Kur do të mbash një fjamim, i cili është i zhveshur nga çdo mesazh, atëhere nuk është i rëndësishëm teksti, por shou që do të bësh me të. Se kush ishte qëllimi ...

20:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI