Flash

VIDEO/ Shikoni si e kalon kohën Berisha gjatë paradites

Lapsi.al 22 January 2024
VIDEO/ Shikoni si e kalon kohën Berisha gjatë paradites

I izoluar në banesën e tij që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, kur gjykata i caktoi masën "arrest në shtëpi", Sali Berisha është filmuar teksa ecën në verandën e banesës për të mbajtur trupin në lëvizje.

Filmimet tregojnë ish-kryeministrim që ka dalë në tarracën e banesës për të bërë ecje.

[video width="296" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Berisha-ne-tarrace.mp4"][/video]

Edhe pse është izoluar në shtëpi, aktiviteti politik i Berishës nuk është ndalur. Përkundrazi kreu i opozitës zhvillon çdo ditë një komunikim me mbështetësit e tij në rrugën "Mustafa Matohiti" dhe u flet nga dritarja e shtëpisë.

Së fundmi, SPAK i mohoi kreut të opozitës edhe pjesëmarrjen e tij në punimet e kuvendit, pasi ish-kryeministri kërkoi leje të shkojë dhe të bëhet pjesë e seancave parlamentare. Por sipas prokurorëve të SPAK, përderisa një qytetar i thjeshtë nuk mund të shkojë në punë kur është në arrest shtëpie, atëherë edhe deputeti nuk duhet të ketë të drejtë të bëhet pjesë e seancave parlamentare për sa kohë është në arrest shtëpie.

Nëse mungon 6 muaj në parlament pa arsye, Berishës i hiqet mandati.

 

Ish-kryeministri është në hetim lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani. SPAK fillimisht i sekuestroi pasaportën dhe vendosi masën e arrestit detyrim paraqitje, por Berisha refuzoi t'i bindet me arsyetimin se prokurorët duhej më parë t'i drejtoheshin parlamentit për masën ndaj tij.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI