Flash

Policia: Kujdes nga SMS-të me logo të Postës, mund të jenë viruse

Lapsi.al 22 January 2024
Policia: Kujdes nga SMS-të me logo të Postës, mund të

Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me sulmet e mundshme kibernetike drejtuar përdoruesve të aparateve celularë Apple. Në njoftimin e fundit autoritetet bëjnë me dije se autorët që dërgojnë këto mesazhe përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare. Policia thekson se asnjë person nuk duhet të klikojë në linqet që i dërgohen dhe të mos plotësojë asnjë formular me të dhëna pa u siguruar për faqen ku ndodhet.

"Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernetike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se: Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit. Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI