Flash

Rama kërkoi fonde nga BE/ Shehaj: Europa bllokoi paratë sepse shkuan te Krifca e Beqaj

Lapsi.al 22 January 2024
Rama kërkoi fonde nga BE/ Shehaj: Europa bllokoi paratë sepse shkuan

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Edi Ramës sot në Shkup, se ndërsa një vend fqinj merr shumë para nga Bashkimi Europian, Shqipëria merr thërrime.

Shehaj shprehet BE ka sjellë para në Shqipëri, por ato kanë shkuar te xhepat e Frida Krifcës dhe Ilir Beqajt.

Lexo më tej: Rama ‘shuplakë’ politikave të BE: Greqia merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa ne më pak 

Shehaj shprehet se OLAF (organizata anti-korrupsion e BE) dhe SPAK, dyshojnë se ato pak para që vijnë nga BE i kanë vjedhur ish-ministriat Frida Krifca dhe Ilir Beqja.

Postimi: 

Nga taksapaguesit europianë te xhepat e Frida Krifcës dhe Ilir Beqajt.

Rama i kërkon më shumë para BE-së, por sipas OLAF (anti-korrupsioni i BE) dhe SPAK, dyshohet se ato pak para që vijnë nga BE i vjedhin ministriat Krifca dhe Beqja.

OLAF, agjencia antikorrupsion e BE ka bllokuar fondet për bujqësinë nga IPARD sepse ka zbuluar se paratë jane vjedhur nga politikanët shqiptarë.

SPAK po heton ish-ministrin Ilir Beqaj sepse përveç drekave dhe darkave të delegacioneve të huaja, dyshon për abuzim në lidhje me fondet e huaja që ai menaxhonte si kryetar i Agjencisë për manaxhimin e fondeve të huaja.

Shqipëria duhet të kërkojë më shumë fonde nga BE, por Komisioni Europian kërkon që ato para të shkojnë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e qeveritarëve.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI