Flash

Goditet banda e drogës, 9 shqiptarë të arrestuar në Itali

Lapsi.al 23 January 2024
Goditet banda e drogës, 9 shqiptarë të arrestuar në Itali

Policia italiane zbatuan urdhrat e arrestit të lëshuara nga gjykata ndaj 14 personave, konkretisht 9 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 maroken, të hetuar në pozita të ndryshme për posedim dhe tregtim droge, zhvatje, posedim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Gjithçka nis nga një hetim kompleks i pagëzuar “Agimi i Bardhë”, i nisur në shkurt 2021, për tregtinë e marijuanës dhe kokainës. Gjatë këtij hetimi janë zbuluar kanalet e furnizimit të lëndës narkotike, pjesërisht e përfituar nga qarqet kriminale kalabreze dhe pjesërisht e vetëprodhuar nga të dyshuarit me kultivim kanabis në ferma në fshatin Alba.

Njëri nga personat e dyshuar, kishte edhe armë zjarri e përdorur për rikuperimin e borxheve të grumbulluara nga shitja e drogës. Një fermë në Piana Biglini u sekuestrua, e cila përmbante 510 bimë kanabis tashmë të pjekura dhe 18 kg marijuanë të përgatitur për tregtim. Masa e gjyqtarit hetues parashikon arrest me burg për 8 të dyshuar, arrest shtëpiak për 3, detyrim qëndrimi për 1, ndalim qëndrimi për 1 dhe detyrim paraqitje çdo ditë për 1.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI