Flash

Ndodh në Torino/ Makina del nga rruga dhe hyn në lokal (VIDEO)

Lapsi.al 23 January 2024
Ndodh në Torino/ Makina del nga rruga dhe hyn në lokal (VIDEO)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një makinë është përplasur me vetratën e një lokali duke marrë para disa klientë. Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë të publikuar nga mediat italiane duket makina e cila ka humbur kontrollin.

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale kur klientët po shijonin mëngjesin dhe kafen e parë. 7 persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima. Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.

Raportohet se makina që hyri në lokal ishte përplasur më herët me një makinë tjetër dhe në përpjekje për ta shmangur kishte dalë nga rruga. Dy nga të lënduarit janë drejtuesit e automjeteve.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, - ka thënë për mediat, vajza e pronares së kafenesë. Policia e Torino tha se po heton ende rrethanat e aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI