Flash

Parlamenti turk ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Lapsi.al 23 January 2024
Parlamenti turk ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr një pengesë të madhe për hyrjen e vendit të paangazhuar më parë në aleancën ushtarake. Ligjvënësit ratifikuan protokollin e pranimit të Suedisë me 287 vota pro, 55 kundër dhe katër abstenime. Ratifikimi do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, që pritet së shpejti. Ndërkohë, pengesa e vetme për Suedinë mbetet Hungaria.

Turqia, anëtare e NATO-s, vonoi anëtarësimin e Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar atë se ishte shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e Turqisë. Ankaraja ka kërkuar nga Stokholmi ndryshim të politikave, përfshirë një qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të një rrjeti që Turqia e fajëson për një grusht të dështuar shteti në vitin 2016.

Një sërë demonstratash në Suedi nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, si dhe protestat për djegien e Kuranit që tronditën vendet myslimane, shkaktuan zemërime në Turqi. Muajin e kaluar, komisioni i parlamentit për çështjet e jashtme miratoi anëtarësimin e Suedinë duke shënuar fazën e parë të procesit legjislativ pas dërgimit në parlament të protokollit të anëtarësimi nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Muajin e kaluar, duke argumentuar në favor të anëtarësimit të Suedisë, Zëvendësministri i Jashtëm Burak Akcapar theksoi hapat që Suedia kishte marrë për të përmbushur kërkesat turke, përfshirë heqjen e kufizimeve tregtare ndaj industrisë së mbrojtjes dhe ndryshimin e ligjeve kundër terrorizmit. Suedia ka premtuar bashkëpunim më të thellë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe për të mbështetur ambiciet e Ankarasë për anëtarësim në BE.

Partia opozitare kryesore e Turqisë gjithashtu mbështeti anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por një parti e qendrës së djathtë dhe partia pro-kurde deklaruan se do ta kundërshtonin anëtarësimin. “Hapat e Suedisë në lidhje me ekstradimin e kriminelëve të kërkuar ose luftën kundër terrorizmit kanë mbetur të kufizuara dhe të pamjaftueshme”, - tha në parlamentin turk ligjvënësi Musavat Dervisoglu, përfaqësues nga Partia e Mirë.

Presidenti Erdogan e ka lidhur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO me miratimin nga Kongresi amerikan të një kërkese turke për të blerë 40 avionë luftarakë të modelit F-16 dhe pajisje të tjera ushtarake për të modernizuar flotën ekzistuese të Turqisë. Ai i ka kërkuar gjithashtu Kanadasë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s që të heqin embargot e armëve ndaj Turqisë.

Ndërkohë, Hungaria mbetet pengesa e fundit për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke akuzuar diplomatët suedezë se kanë “thënë gënjeshtra” për gjendjen e demokracisë në Hungari. Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi të martën se i ka dërguar letër homologut të tij suedez Ulf Kristersson për ta vizituar Budapestin për bisedime rreth anëtarësimit të Suedisë në aleancë. Anëtarësimi në NATO kërkohen miratimin nga të gjitha shtetet e aleancës. /VOA

Të këshilluara

Korçë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, në ...

15:51

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI