Flash

Denoncimi video i gazetarit Obayiuwana: grave "i futen duart" gjatë kontrolleve në stadium

Lapsi.al 24 January 2024
Denoncimi video i gazetarit Obayiuwana: grave "i futen duart"
"Si mund të mendojnë autoritetet e Bregut të Fildishtë se e gjithë kjo është në rregull?" Kështu shkruan gazetari Osasu Obayiuwana në një postim në Twitter, ku denoncon kontrolle të ngjashme me ngacmime seksuale ndaj grave, përpara se të hyjnë në stadium për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Kombeve të Afrikës. Postimi përmban edhe një video, në të cilën shihet një police duke vendosur vazhdimisht duart në gjoksin e spektatoreve femra. Lexo më tej: Video/ Bregu i Fildishtë turpërohet në Kupën e Afrikës: tifozët sulmojnë lojtarët

“Fakti që ajo është një police nuk është më pak e rëndë”

Videoja bëri me shpejtësi xhiron e botës, duke shkaktuar polemika dhe indinjatë. Komenteve të atyre që theksojnë se është një grua ajo që vendos duart në gjoks, gazetari i përgjigjet duke e cilësuar si jo më pak të rëndë një akt të tillë edhe nëse kryhet nga një police. Osasu Obayiuwana thekson se fakti që një grua i kryen këto kontrolle nuk e zvogëlon seriozitetin e situatës, edhe sepse, ai u përgjigj: "Nuk e di që burrat kontrollohen duke i prekur në gjenitale". Gjithashtu në rrjetet sociale ka nga ata që pretendojnë se “kontrolle” të këtij lloji kanë bërë edhe policë meshkuj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI