Flash

Fruthi në Europë, OBSH: Vaksinim urgjent, rastet janë rritur

Lapsi.al 24 January 2024
Fruthi në Europë, OBSH: Vaksinim urgjent, rastet janë rritur

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën ka lëshuar një paralajmërim urgjent për fruthin pas një rritjeje alarmante të rasteve në të gjithë Evropën.

OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. Po ashtu, organizata beson se rishfaqja e të fruthit është e lidhur me uljen e shkallës së vaksinimit. Virusi shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje. OBSH kishte regjistruar më shumë se 30,000 raste të fruthit në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me 941 raste në vitin 2022. Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, theksoi urgjencën e vaksinimit për të ndaluar përhapjen e fruthit dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme. Ai vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha vendet të jenë të përgatitura për të identifikuar dhe reaguar me shpejtësi ndaj rasteve të fruthit, pasi ato kërcënojnë progresin që është bërë drejt eliminimit të fruthit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI