Flash

Seanca gjyqësore për masakrën e Gërdecit, Mediu paraqitet në GJKKO

Lapsi.al 24 January 2024
Seanca gjyqësore për masakrën e Gërdecit, Mediu paraqitet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore të radhës të dosjes 'Gërdeci', ku pritet të pyeten dëshmitarë të tjerë.

Në seancën e mbajtur më 10 janar, dëshmitar ishte edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit, por i liruar pas 6 viteve në qeli, sipas të cilit e gjithë përgjegjësia i takon Forcave të Armatosura.

Ndërsa ish-ministri, Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë. Për dëshminë e dhënë nga Pinari, Mediu tha se me ato që parashtroi ai, tregohet se ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur rol në masakrën e Gërdecit sa i takon aspektit të sigurisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI