Flash

“Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim”/ Gjokutaj: Prokurorët vijnë në gjyq si në bar kafe

Lapsi.al 24 January 2024
“Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim”/ Gjokutaj:

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha Genc Gjokutaj ka deklaruar se ky gjykim nuk ka barazi. Duke folur pwr mediat, Gjokutaj ka deklaruar se prokurorët vijnë në gjykatë si në bar kafe sepse mungojnë gjyqtarët.

Gjithashtu ai u shpreh se Berisha, me paraqitjen e tij një ditë më parë në SPAK, ka rrëzuar të gjithë alibinë se i shmanget drejtësisë.

"Mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi, ne, brenda afatit ligjor e ankimuam këtë vendim. Së pari, ai vendim është marrë pa u shqyrtuar, kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykatë ishte në dijeni të depozitimit në Postë të kërkesës sonë. Sigurisht që kjo e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet, por Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për administrimin e konstatimit të gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit. Është një shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e shtyu për nesër. Prokurorët sot mbajtën një qëndrim… Ne folëm dy orë e gjysmë, ata kishin tre minuta kontestim. I qëndruan kërkesës së tyre. Dje thoshin nuk paraqitet, sot thoshin është vepra e rëndë. Pra, një qëndrim variabël i tyre. Ne presim vendimin. Vendimi për të mos e administruar sot dosjen e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka është një shkelje shumë e rëndë e kësaj gjykate, e gjykatës së Apelit, çka përbën një përgjegjësi të madhe për gjyqtaren e çështjes, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet në gjërësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme nëse nuk administrohen të gjitha provat, faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vlefshmërinë ose të jot ë vendimit të shkallës së parë. Gjithsesi ne do të presim nesër në orën 9 kur të bëhet shpallja e vendimit," tha Gjokutaj.

Të këshilluara

Credins Bank, zgjidhet banka e vitit

Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit” nga CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë dhe Indrustrisë së Tiranës, organ...

12:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI