Flash

Qeveria 'Kurti' miraton projektligjin: Shqiptarët e Luginës mund të kenë prona në Kosovë

Lapsi.al 24 January 2024
Qeveria 'Kurti' miraton projektligjin: Shqiptarët e Luginës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për 'të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë'. Me miratimin e projektligjit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë. Haxhiu kujtoi se duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo

Të këshilluara

Credins Bank, zgjidhet banka e vitit

Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit” nga CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë dhe Indrustrisë së Tiranës, organ...

12:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI