Flash

Deklaratat e Dumanit/ Lubonja: SPAK i ka provat për McGonigal, por nuk vepron

Lapsi.al 25 January 2024
Deklaratat e Dumanit/ Lubonja: SPAK i ka provat për McGonigal, por nuk

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e fundit të kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani lidhur me hetimet e kësaj strukture. I ftuar në studion e “Open” në News24, Lubonja u shpreh se deklaratat e Dumanit ishin evazive dhe se duke i interpretuar ato mund të kuptohet se SPAK ka pavarësi totale me ligj, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve.

“Ata thonë se me ligj kanë pavarësi totale, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve. Në këtë aspekt ai ka dhënë një përgjigje evazive duke nënkuptuar se aty ka njerëz që nuk janë të pavarur” – tha Lubonja.

Sa i përket rastit McGonigal, Lubonja tha se ka mjaftueshëm prova që kanë dalë nga gjyqi i ish-agjentit amerikan në SHBA, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme mund të zhvillojë hetimet e veta.

“Sa i përket Ramës ai tha se nuk ka rëndësi personi, por provat. Për mendimin tim ka shumë prova që kanë dalë nga gjyqi i McGonigal në Amerikë. Që ky duhet pyetur nuk ka nevojë për prova të tjera. Prokuroria kërkon dhe heton për prova, aq më tepër që ka prova në SHBA.

Sot për sot nuk e shoh drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Përgjigjet e tij ishin evazive, padyshim. Nga njëra anë tingëllon pak si propagandë, sikur justifikon punën e strukturës”, - u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI