Flash

Dyshohen se kanë kryer akte terròriste, 5 persona nën akuzë në Kosovë

Lapsi.al 25 January 2024
Dyshohen se kanë kryer akte terròriste, 5 persona nën

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër pesë personave për shtytje në kryerjen e veprave terròriste dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Ata janë arrestuar nga autoritetet e sigurisë në maj të vitit 2023.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me inicialet L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, kanë shpërndarë mesazhe te personat tjerë, duke nxitur kryerjen e akteve terroriste.

Të pandehurit L.B dhe B.V. janë akuzuar edhe për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Pas arrestimit, Policia pati sekuestruar revole, armë automatike, armë rekreative pneumatike dhe disa pajisje elektronike.

Policia pati thënë, po ashtu, se të arrestuarit kanë qenë edhe më herët të përfshirë në vepra penale të kryera në rajonin e Pejës.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme.

Që nga viti 2015, në Kosovë ndalohet, po ashtu, pjesëmarrja në luftëra të huaja – për të cilën vepër parashihen dënime deri në 15 vjet burgim./REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI