Flash

"E ke tritol"/ Si ranë trafikantët e droġës në kurthin e agjentëve të policisë

Lapsi.al 25 January 2024
"E ke tritol"/ Si ranë trafikantët e droġës në

Euronews Albania ka publikuar pjesë nga dosja e policisë e disa prej të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit anti-droġë, të titulluar “Tempulli”. Ajo që bie në sy është metoda e përdorur nga Policia e Shtetit, ku për goditjen e grupeve të shpërndarejes së lëndëve nαrkotike, janë përdorur agjentë të infiltruar.

Agjentët e policisë kanë kontaktuar me shpërndarësit e droġës duke u paraqitur me emra të rremë dhe duke bërë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike. Më poshtë keni dhe një bisedë të marrë nga dosja e arrestimit të Besjon Tafës në Tiranë, ku agjenti i policisë i prezantuar si Miri, i nge një kurth duke iu prezantua si një klient për blerjen e kokainës.

Pjesë nga biseda:

Besjon Tafa: A…. (nuk kuptohet) … O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di çfarë ke pi mrom as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është…. (nuk kuptohet).

Miri: Ma jep ta shof.….. (nuk kuptohet)

Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.

Miri: Po pra po

Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu.

Miri: (Nuk kuptohet)… Unë ketu ke oxhaku rri.

Besion Tafa: Po

Miri: Te oxhaku rri

Besjon Tafa: Po

(Fliten biseda me karatkter të përgithshëm)

Miri: Na lej naj kshu

Besjon Tafa: A….. (nuk kuptohet)… Me te lon numrin tim?

Besion Tafa: Nji sekond, a të ta jap? Unë o vlla se ket e kom numrin tim.

Miri: Personal e kam dhe unë.

Besjon Tafa: E të të jap atë. Vetëm mos na ngatërro me rob qafsha ty se…

Miri: Ja ftyrën, e ma men timen?

Besion Tafa: Posi jo!

Miri: Po, s’ka shance!

Besjon Tafa: Po vetëm të më dalësh të më presësh ti a më kupto, mos më ngatërro me të tjerë fare.

Miri: Mos e rruj ka…

Besion Tafa: 068…….

Miri: Si e ke? Si ta shkruj emrin këtu?

Besjon Tafa: Po Visi shkruaje

(Fliten biseda me interes të përgjithshëm).

Besion Tafa: Ti shife, ene me thon të drejtën unë e kam gur, po kjo ka rastis se e pashë që ishte kshu pluhur.

Miri: (Nuk kuptohet)

Besjon Tafa: Më erdhi nji çikë inat se thashë e kom për çunat, unë e pash kur isha e kupton. 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI