Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

IFFHS i habit të gjithë, rrëzon mitin Premier League: Serie A është kampionati më i mirë i vitit 2023

Lapsi.al 25 January 2024
IFFHS i habit të gjithë, rrëzon mitin Premier League: Serie A
Paradokset e statistikave. Ose ndoshta, si të tillë, numrat duhen marrë gjithmonë me rezerva. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), Serie A u konsiderua kampionati më i mirë në botë në vitin 2023. Më pas IFFHS publikoi formacionin e 11 lojtarëve më të mirë të vitit që sapo përfundoi dhe asnjë lojtar nga kampionati italian nuk figuronte aty.

SERIE A PËRPARA PREMIER LEAGUE

Renditja e vitit 2023 e hartuar nga organi i njohur dhe i autorizuar nga FIFA e vendos kampionatin italian në vendin e parë. Është hera e dymbëdhjetë që ndodh që nga viti 1991 (vit kur u themelua IFFHS). Në vend të dytë është Premier League angleze dhe në të tretin La Liga spanjolle. Në vendin e katërt është kampionati brazilian ndërsa Bundesliga është e pesta. Tre finalet evropiane sezonin e kaluar kontribuan në suksesin e Serie A (e cila u përmirësua me katër pozicione krahasuar me një vit më parë). Inter në Champions League, edhe pse i mundur nga Manchester City, Roma në Europa League dhe Fiorentina në Conference e ngjitën në krye kampionatin italian.

FORMACIONI IDEAL

IFFHS ka shpallur edhe formacionin ideal për vitin 2023. E këtu zbulojmë se në top 11 nuk ka asnjë lojtar që luan në kampionatin italian dhe as lojtarë italianë. Manchester City dhe Premier League në përgjithësi dominojnë, duke formuar një paradoks të vërtetë rezultatesh.

ÇFARË TRIDHËMBËSHI

Portieri më i mirë u zgjodh Thibaut Courtois i Real Madrid. Mbrojtësit janë: Alexander-Arnold (Liverpool), Ruben Dias (City) dhe David Alaba (Real Madrid). Në mesfushë, Rodri, De Bruyne dhe Bernardo Silva (City) u përzgjodhën së bashku me Bellingham (Real Madrid). Në sulm, tre "monstra" si Harry Kane (Bayern Munich), Mbappé (PSG) dhe padyshim Haaland (City) për një treshe për fantashkencë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI