Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Juventus imiton Real Madrid: i rrëmben Boca Jrs 14 vjeçarin Francisco Barido

Lapsi.al 25 January 2024
Juventus imiton Real Madrid: i rrëmben Boca Jrs 14 vjeçarin

Aktualisht është një titull për tu fituar, në garë me Inter deri në ditën e fundit, por Juventus po shikon gjithashtu nga e ardhmja. Sipas mediave argjentinase, ata kanë siguruar një nga djaloshët më premtues. Francisco Barido, mesfushori i avancuar 14-vjeçar, që luan në ekipet e të rinjve të Boca Juniors. Për shkak të një problemi pune, familja e tij vendosi të vendoset në Itali. E duke qenë se Francisco nuk e ka mbushur ende moshën e kërkuar nga ligji (16 vjeç) për të nënshkruar një kontratë profesionale e cila do t'i shtonte një kosto çmimit të kartonit të tij, kalimi i tij te bardhezinjtë nuk do t'i japë Boca asnjë të ardhur tjetër përveç asaj që i takon si kompensim për formimin.

Në fillim të vitit të kaluar, Barido, i cili ka një pasaportë komunitare, u thirr nga Pablo Aimar në kombëtaren e Argjentinës U-15 dhe iu dha fanela me numrin 10.

Lexo më tej: Juventus, çfarë gafe me Dragusin: e shiti 7,3 milionë, tani vlen 30

Juventus konfirmon edhe në këtë rast se është gjithmonë e kujdesshme, në stilin Real Madrid, kur bëhet fjalë për gjetjen e talenteve të rinj nëpër botë. Ashtu si Vasilije Adzic, i cili do të përfundojë sezonin në vendlindjen e tij te Buducnost Podgorica. Pasi të mbushë 18 vjeç (më 12 maj), ai mund të blihet nga Juventus dhe të zërë një vend si ekstrakomunitar sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI