Flash

Studentët pyesin Altin Dumanin: Do e marrësh Edi Ramën në pyetje për McGonigal?

Lapsi.al 25 January 2024
Studentët pyesin Altin Dumanin: Do e marrësh Edi Ramën në

Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte në Shkodër sot paradite në një takim me studentë në Universitetin e Shkodrës. Takimi vjen në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kundër korrupsionit dhe gjatë bashkëbisedimit, një prej studentëve e ka pyetur kreun e SPAK nëse do të marrë në pyetje Edi Ramën për çështjen e korrupsionit të ish shefit të FBI-së Charles McGonigal.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK nuk ka pranuar në mënyrë direkte se do të thërrasë në SPAK kryeministrin, por ka pranuar tërthorazi se kjo do të ndodhë. Dumani ka dhënë përgjigjen standard të prokurorëve se nuk mund të fliste për çëshje konkrete por ka shtuar ai "cilido zyrtar mund të merret në pyetje në SPAK".

Gjithashtu Dumani ka vazhduar duke iu referuar kritikave të mediave për qëndrimin e SPAK në lidhje me çështjen McGonigal, që sipas tij nuk qëndrojnë. Ai ka thënë se hetimet e SPAK për Mcgonigal kishin nisur që në muajin shkurt, kur lajmi u bë publik për herë të parë në mediat amerikane megjithatë detajet nuk mund të bëheshin publike.

Për korrupsionin e Charles McGonigal në Shqipëri, SPAK ka marrë në pyetje Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, dy sekserët e Edi Ramës që bënë të mundur kontaktin e tij të parë me ish shefin e FBI dhe që shërbyen më pas si korrierë të tij për nisjen e një hetimi të FBI që lidhej me lobimin e PD në SHBA.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI