Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Messi, autografi për një tifoz është i pabesueshëm: video bën xhiron e botës

Lapsi.al 25 January 2024
Messi, autografi për një tifoz është i pabesueshëm:
Episodi i fundit jashtë futbollit, i cili u bë viral në rrjetet sociale, që pa të shfaqej Lionel Messi si protagonist, është i pabesueshëm. Argjentinasi, i ndalur në semafor në rrugët e Majemit me makinën e tij, në fakt firmosi një autograf pak të thuash unik.

AUTOGRAFI I PABESUESHËM NË SEMAFOR

Teksa ish-sulmuesi i Barcelonës (te Inter Miami që nga qershori i kaluar) kishte ndaluar para semaforit të kuq, iu afrua me makinë një tifoz. Ai, pasi i kërkoi të ulte xhamin e dritares, i hodhi Pleshtit fanellën e Argjentinës dhe një lapustinë duke i kërkuar atij t'i bënte një autograf.

"NUK MUND TA KUPTOSH ÇFARË KE BËRË"

Një kërkesë e pranuar me xhentilesë nga Messi, i mbuluar nga afeksioni prej fjalëve të tifozit: "Të adhuroj Leo, sapo ke bërë realitet ëndrrën e djalit tim. Nuk mund ta besoj, nuk e kupton dot çfarë ke bërë. Faleminderit". Një dëshmi e mëtejshme e dashurisë së madhe që ka marrë argjentinasi edhe në SHBA, dhe, në të njëjtën kohë, e madhështisë së tij edhe jashtë fushës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI