Flash

Një komitet i Senatit miraton legjislacionin për konfiskimin e aseteve ruse

Lapsi.al 25 January 2024
Një komitet i Senatit miraton legjislacionin për konfiskimin e aseteve

Një komiteti i Senatit amerikan ka miratuar një legjislacion që do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Ukrainës për rindërtimin e shtetit, pas shkatërrimit të madh të shkaktuar nga lufta pothuajse dyvjeçare.

Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë votoi me 20 vota për dhe një kundër për miratimin e “Aktit për Rindërtimin e prosperitetit dhe mundësive ekonomike për ukrainasit”.

Nëse ky legjislacion kalon edhe në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas nënshkruhet si ligj nga presidenti Joe Biden, akti do t’i hapte rrugë Uashingtonit që për herë të parë të mund të konfiskonte asetet e Bankës Qendrore nga një shtet me të cilin nuk është në luftë.

Senatori demokrat, Ben Cardin, që është kryetar i këtij komiteti, tha se është optimist që ky akt të shndërrohet në ligj, duke theksuar se ai ka mbështetje të gjerë, si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët në Senat dhe Dhomë, por edhe nga administrata Biden.

Edhe Komiteti i Çështjeve me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar një legjislacion të ngjashëm, me mbështetjen e dy partive.

Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Japonia dhe Kanadaja kanë ngrirë afër 300 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore ruse më 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Nga këto asete, vetëm 5 deri në 6 miliardë dollarë janë në SHBA, dhe shumica gjenden në Evropë.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë punuar për të konfiskuar asetet ruse me shpresën që udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara, të lëshojnë një deklaratë më të fortë, pas takimit në shkurt që do të zhvillohet afër përvjetorit të dytë të nisjes së luftës.

Udhëheqësit e G7-s që një kohë të gjatë kanë argumentuar se sipas të drejtës ndërkombëtare, Rusia e ka për obligim që të ndalë luftën dhe të paguajë për dëmet që ka shkaktuar, që tani vlerësohet se kap shifrën prej më shumë se 400 miliardë dollarësh, sipas Bankës Botërore./ REL

Të këshilluara

Credins Bank, zgjidhet banka e vitit

Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit” nga CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë dhe Indrustrisë së Tiranës, organ...

12:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI