Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shevchenko, presidenti i ri i Federatës ukrainase me vetëm një votë kundër: "Përgëzime e fat të mbarë"

Lapsi.al 25 January 2024
Shevchenko, presidenti i ri i Federatës ukrainase me vetëm një
Tani është zyrtare: Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Ish-sulmuesi i Dinamo Kiev, Milan dhe Chelsea ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të XXVI të Federatës, që u mbajt në Kiev. Shevcenko ka marrë 93 vota nga 94 votues. Emërimi i tij u shoqërua me duartrokitje të gjata nga delegatët. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, legjenda e futbollit ukrainas ishte në krye të kombëtares. Lexo më tej: "Fëmijët luajnë futboll mes gropave të bombave": Andriy Shevchenko rrëfen dramën në Ukrainë Menjëherë pas zgjedhjes mbërritën urimet e Milan, klubi me të cilin Shevchenko shkroi faqe të paharrueshme të futbollit botëror. "Përgëzime dhe urimet më të mira për Andriy Shevchenko, Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Fat të mbarë Sheva!" lexohet në postimin e kuqezinjve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI