Flash

Erjona Sulejmani: Nuk e fal tradhtinë, ndaj jam single!

Lapsi.al 25 January 2024
Erjona Sulejmani: Nuk e fal tradhtinë, ndaj jam single!

Erjona Sulejmani i ka kushtuar dje disa orë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke i kërkuar që të bënin pyetje për “probleme të zemrës”. Dhe përgjigjet që ka dhënë kishin pak edhe nga eksperienca personale e modeles shqiptare.

Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, ka zbuluar se nuk ka tradhtuar kurrë gjatë jetës së saj partnerët, por ndërkohë është tradhtuar nga një i tillë, sigurisht pa përmendur se kush ishte.

“Nuk kam tradhtuar kurrë! Dhe nuk do ta bëj kurrë pasi dua të shoh veten në pasqyrë dhe të kem ndërgjegjen e pastër. A më kanë tradhtuar? Kam zbuluar se kisha brirët më të mëdha se një dre në pranverë! Personalisht, nuk do ta falja kurrë një tradhti. Ndaj jam edhe single”, shkroi ajo.

“Pse të mos fal?? Pasi ai që të do, nuk të tradhton. Boll me këto çiftet e hapura, këto femra të cilat për para durojnë tradhtitë më të këqija dhe këto burra që nuk janë burra, pasi nuk janë në gjendje që të mbajnë përkrah një person për atë që është realisht, por vetëm për zbukurimin”, shkruante ndër të tjera Erjona në përgjigjet ndaj ndjekësve të shumtë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI