Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tentoi salton akrobatike, egjiptiani Ashour bie me kokë: "Isha mes jetës e vdekjes"

Lapsi.al 25 January 2024
Tentoi salton akrobatike, egjiptiani Ashour bie me kokë: "Isha mes
Rrezikoi të kthehej në një dramë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Mesfushori i Egjiptit, Emam Ashour rrezikoi jetën e tij pasi tentoi një salto akrobatike në stërvitje. Ai u rrëzua, duke goditur kokën dhe u dërgua me urgjencë në spital ku është nën vëzhgim. “Isha mes jetës dhe vdekjes – shkroi Asour në Instagram nga shtrati i tij në spital –. Falënderoj Zotin për gjithçka dhe falënderoj të gjithë ata që ishin pranë meje, mjekët e ekipit dhe stafi”. Lojtari padyshim që do të humbasë ndeshjen e 1/8 kundër Kongos. “Lojtari ka dëmtuar kokën gjatë stërvitjes me kombëtaren. Ai është trajtuar menjëherë nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar të drejtuar nga Mohamed Abu El-Ela dhe është dërguar menjëherë në spital – thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit Egjiptian –. Ai iu nënshtrua të gjitha kontrolleve që konfirmuan se pësoi një tronditje cerebrale dhe se gjendja e tij tani është stabile”.

ASHOUR, AKROBACI E RREZIKSHME NË STËRVITJE

Gjatë stërvitjes së djeshme, Ashour tentoi një akrobaci komplekse, që fatkeqësisht përfundoi me rënien e 25 vjeçarit. Egjiptiani e godititi me forcë kokën, duke pësuar një traumë të kafkës dhe një tronditje cerebrale.

ASHOUR: "ISHA MES JETËS E VDEKJES"

"Faleminderit Zot për gjithçka - tha Ashour (i cili do të humbasë 1/8 e Kupës së Kombeve Afrikane kundër Kongos dhe më pas do të vlerësohet përsëri) në një histori të publikuar në Instagram -. Isha mes jetës dhe vdekjes. Falënderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë, mjekët e ekipit dhe stafi”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI