Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ "Jam një kafshë kur pi": Claire Rowlands, mamaja e yllit të Man City, përfundon në pranga

Lapsi.al 25 January 2024
Video/ "Jam një kafshë kur pi": Claire Rowlands, mamaja e

Mamaja e Phil Foden, 44-vjeçarja Claire Rowlands, u arrestua gjatë një nate alkooli. Gruaja shkaktoi një panik të vërtetë në një klub në Uellsin e Veriut. Në procesin e mamasë së Foden u shfaq një video e shkurtër e mbrëmjes, në të cilën gruaja dukshëm e shpërfytyruar, sfidonte efektivët e policisë duke i ofenduar gjatë gjithë kohës.

E DEHUR DHE NGACMUESE: ARRESTOHET MAMAJA E FODEN

Claire Rowlands, mamaja e mesfushorit të Manchester City Phil Foden, përfundoi në telashe pas një nate me tekila dhe vodka në klubin e natës Bentley's Sports Bar & Night Club. Ngjarja në fakt ka ndodhur në 9 shtatorin e kaluar dhe tani që ka pasur një vendim gjykate për këtë çështje, tabloidët anglezë në mënyrë të pashmangshme i kanë dhënë një mbulim të gjerë historisë. Gruaja 44-vjeçare pranoi se kishte abuzuar me alkoolin atë mbrëmje dhe se ishte sjellë në mënyrë ngacmuese. Sipas rikonstruksioneve, ajo filloi një sherr pasi i rrëzoi kapelën e bejsbollit një burri, Paul Shortman.

Siç raporton Sun, Rowlands u përzu nga klubi nga rojat, por situata u përkeqësua shpejt kur oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje. Në videon e shfaqur në gjykatë, shihet gruaja duke sfiduar në mënyrë agresive oficerët: "Hajde, çfarë kam bërë. Mos u përballni me mua derisa të keni prova. Unë jam si një kafshë kur pi". Më pas ofendimet vazhduan duke përfshirë edhe “shko q*u”, pak para prangosjes dhe arrestimit.

Para gjykatësit, mamaja e Foden pranoi gjendjen e saj të ‘shpërfytyruar’: “Isha thjesht e dehur”, tha ajo në gjykatë. "Po argëtohesha pak. E kisha bërë me një djalë më parë. Ishte thjesht një shaka. Nuk mund ta besoja se mund të futesha në telashe se i hoqa kapelën dikujt". Gruaja u shpall e pafajshme për agresion, por u gjobit me 100 £ plus 85 £ të tjera për shpenzimet gjyqësore dhe 40 £ të tjera për pranimin e dehjes dhe sjelljes së çrregullt në një vend publik.

Nuk është hera e parë që mamaja e Foden përfundon në telashe. Në shkurt të vitit 2022 ajo dhe djali i saj u përfshinë edhe në një sherr gjatë një ndeshje boksi në Mançester.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI