Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shqipëria sfidon Suedinë më 25 mars: kuqezinjtë do udhëtojnë në “Friends Arena” në Stokholm

Lapsi.al 26 January 2024
Shqipëria sfidon Suedinë më 25 mars: kuqezinjtë do

Zyrtarizohet miqësorja e dytë e marsit për kombëtaren shqiptare, por mbetet ende enigmë e para. Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.

Kjo ndeshje miqësore në Stokholm është në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin mars.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1. Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0.

Lexo më tej: Nga Haaland te Xhaka, katër kombëtare duan të sfidojnë kombëtaren: Sylvinho nuk e do amerikano-latine

Shqipëria zhvilloi një edicion shumë të mirë kualifikues dhe e mbylli në vendin e parë në Grupin E duke siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Gjermani 2024”, teksa në Europian do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI