Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Trafik droġe nga Amerika Latine në Shqipëri, RMV dhe BE/ Përgjimet e SKY zbardhin rrjetin

Lapsi.al 26 January 2024
Trafik droġe nga Amerika Latine në Shqipëri, RMV dhe BE/

Policia e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga Europoli dhe policinë e disa shteteve të tjera, në bashkëpunim me prokurorinë e vendit, ka arrestuar 7 nga 16 persona, anëtarë të një grupi kriminal. Në konferencë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se grupi në fjalë merrej me trafik droġe dhe vrasje.

Grup i organizuar kriminal vepronte në nivel ndërkombëtar dhe siguronte lëndën narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbi, Ekuador, Brazil, Peru dhe Bolivi, e I transferonte në vendet e Bashkimit Evropian. Një pjesë e kësaj droge ishte destinuar dhe për tregun e Maqedonisë së Veriut.

Grupi i organizuar kriminal organizoi edhe disa transporte kokaine nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Në një rast është organizuar transferimi i 6 kilogramëve lëndë narkotike kokainë nga Belgjika për në Maqedoni në 2 raste është organizuar transferimi i 4 kilogramëve kokainë dhe në një rast është organizuar transportimi i 1 kilogram lëndë narkotike kokainë nga Shqipëria në Maqedoninë së Veriut.

Si rezultat i hetimeve dhe të dhënave të marra, janë siguruar provat se organizatori i grupit kriminal është Sheval Muaremi, nga fshati Gërcec i cili, nga mediat maqedonase njihet si “bosi i Gërçecit”. Sipas ministrit Spasovski, janë siguruar dëshmi se grupi i Sheval Muaremit ka kryer vrasjen e një personi nga Bardovci, më pas vrasjen e një shtetasi shqiptar dhe më pas vrasjen e dyfishtë në Fushë Tophanë të Shkupit.

“Së bashku me anëtarët e grupit kanë organizuar dhe kryer tentativën për të vrarë një person nga fshati Bardovci. Vrasja e një shtetasi shqiptar trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në fshatin Gorna Matka të Shkupit dhe vrasja e dyfishtë e ndodhur më 5 mars 2021, kur në Shkup u vra A.B. dhe B.V" - tha ministri. Mediat maqedonase shkruajnë se të arrestuar janë anëtarë të grupeve të ashtuquajtura të “Dyqanxhikut" dhe të “Gërçecit”.

Jozyrtarisht mësohet se të arrestuar janë Nexhati Iseni, Sevdail Aziri, Fadil Bajramovski, Oliver Petrov, Shuajb Sulejmanovski, Fati Sulejmanovski, Zulbear Idrizi, Shukri Asani dhe Ensar Iseni me nofkën “Lepri” i cili është vëllai i njërit nga të vrarët në Shisha Bar, në ngjarjen e cila ndodhi vitin e kaluar. Sipas ministrit Oliver Spasovski, bëhet fjalë për një grup ndaj të cilit është zhvilluar një hetim disamujor, dëshmitë e të cilit tregojnë se nga nëntori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, në territorin e Maqedonisë

“Ata kishin plane kush dhe ku do të vritet. Ky grup ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe organizonte blerjen e kokainës nga Amerika e Jugut, të cilën drogë e transportonin në Evropë, ndërsa një pjesë në vend. Ata përdorën komunikim të koduar përmes aplikacionit SKY, i cili është praktikisht i pa gjurmueshëm”, - ka deklaruar Oliver Spasovski.

Kreu i Policisë tha se grupi kriminel periudhën e fundit ka bërë dy ngarkesa të mëdha kokaine, njëra prej të cilave me një sasi prej 430 kg është transportuar në një port në Belgjikë. Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme do të mblidhen prova edhe për vepra të tjera të kryera nga këta persona. Të arrestuarve iu gjetën shuma të mëdha parash, makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë të cilat janë lëndë për konfiskim.

Paratë e fituara ata i investonin në ndërtimin e shtëpive luksoze, blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimi i objekteve hotelieri luksoze, të cilat do të jenë objekt i hetimeve financiare me qëllim konfiskimin e tyre. “Do të befasoheni me emrat që do të dëgjoni në periudhën e ardhshme, ka edhe nga MPB-ja, nga ministriatë, nga gjykatat dhe nga institucionet tjera”, - tha Spasovski duke shtuar se për personat e grupit kriminel që ndodhen jashtë shtetit janë lëshuar fletë arreste dhe do të ndërmerren masa koordinuese me Europolin për arrestimin e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI