Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Uefa, Ceferin replikon me akuzat e Boban: "Nuk meriton komentin tim"

Lapsi.al 26 January 2024
Uefa, Ceferin replikon me akuzat e Boban: "Nuk meriton komentin tim"
"Thyerja me Boban? Ai nuk e meriton komentin tim. Ata që e njohin atë dhe mua natyrisht do të dalin në përfundimet e tyre. Kongresi, dhe jo një individ i vetëm, ka autoritetin për të përcaktuar përshtatshmërinë e çdo ndryshimi. Ne kemi besim në procesin tonë kolektiv dhe vendimmarrje demokratike, për të na udhëhequr në mënyrë efektive drejt së ardhmes”. Kështu presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për La Repubblica, është shprehur në lidhje me dorëheqjen e zëvendëspresidentit Zvonimir Boban. Kroati i famshëm e akuzoi Ceferin se dëshiron të garantojë ligjërisht riemërimin e tij në vitin 2027. "A kam ndërmend të kandidoj sërish në 2027? Do ta them kur të vijë koha”, ka thënë shkurt kreu i organizmit më të lartë evropian të futbollit. Lexo më tej: "Ceferin kërkon të zgjasë pushtetin, mosaprovim total": kontrastet me sllovenin largojnë Boban nga Uefa "Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Super Leagur? Zyrtari i shtypit bëri një deklaratë që ishte ndryshe nga fjalët e vendimit. Një paketë e dekoruar mirë për kundërshtarët tanë, por nuk kishte asgjë brenda. Super League është kundër të gjithë logjikës së futbollit. E nëse askush nuk e do, askush nuk e bën - deklaroi më pas Ceferin në lidhje me propozimin e Bernd Reichart. CEO i A22, jo vetëm prezantoi 3 ligat e reja, por premtoi edhe ndeshje falas për të gjithë: "Një nonsense i plotë. Për drejtorin ekzekutiv të A2, siç e quaj unë një akronim që përfaqëson vetëm 2 klube, e huazoj përkufizimin nga presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas: ai është një David Copperfield, një iluzionist i fjalëve. Unë edhe mund të them se kam nënshkruar për të luajtur për Inter ose Milan, por gjërat janë të vërteta vetëm kur ndodhin”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI