Flash

Vettingu, shkarkohet drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit

Lapsi.al 26 January 2024
Vettingu, shkarkohet drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në

Agjencia e Mbikëqyrës Policore ka vendosur të moskonfirmojë në detyrë Thodhori Gravanin, kjo ka ndodhur përmes procesit të vetting-ut.

Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa sot është marrë vendimi për të.

“Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit z.Thodhori Gravani”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi ndaj Vangjush Dakos

Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako do të vijojë më 2 shkurt në orën 9:00. Pas pesë orësh gjyq, seanca u shty për tu shprehur gjykata për...

19:12

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI