Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Broja vetëm 13 minuta, Chelsea e mbyll pa gola me Aston Villa: Ake i jep fitoren City në Londër

Lapsi.al 26 January 2024
Video/ Broja vetëm 13 minuta, Chelsea e mbyll pa gola me Aston Villa: Ake i

Tre barazime dhe vetëm një fitore, edhe ajo dy minuta nga fundi. Manchester City është i vetmi që buzqëesh në raundin e katërt të FA Cup, duke mposhtur Tottenham në Londër me një gol të Ake. Në Stamford Bridge, Chelsea u bllokua në një 0-0 pa shije përballë Aston Villa. 13 minuta për Armando Brojën, që nuk nxorri dot në dritë ekipin e Pochettino përbalë Villians. Barazime edhe mes Bristol e Nottingham dhe Sheffiled Wendsday-Coventry. Kështu, të gjithë barazuesit do të riluajnë sfidat, këtë herë në fushën kundërshtare, sipas rregullores së turneut.

Kush priste shpërthimin e Brojës kundër Villians duhet të ndryshojë mendim. Pochettino i dha kohë vetëm nga minuta e 77' në vend të Sterling, duke preferuar Palmer si qendërsulmues, edhe pse anglezi është një mesfushor ofensiv.

Anis Mehmeti e nisi nga minuta e parë me Bristol, por skuadra e tij nuk arriti më shumë se 0-0 përballë Nottingham. 77 minuta lojë për anësorin e kombëtares, që bëri një përfaqësim të mirë. Në barazim 1-1 ndërkohë, u mbyll sfida mes Sheffield dhe Coventry, i vetmi barazim që dhuroi gola në natën e sotme. Torp shënoi në fund të pjesës së parë për miqtë, ndërsa 6 minuta nga fundi Gassama e bëri ndeshjen të riluhet, duke barazuar 1-1.

Tottenham rezistoi 88 minuta përballë Manchester City të Guardiolës, para se të dorëzohej ne golin e Ake. Kështu, Citizens kualifikohen në 16 më të mirëve dhe presin të njohin edhe skuadrat e tjera që do ti bashkohen.

FA Cup: Round 4 England

Bristol City 0-0 Nottingham Forest

Chelsea 0-0 Aston Villa

Sheffield Wednesday 1-1 Coventry City

Tottenham Hotspur 0-1 Manchester City

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI