Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ I vuri duart në fytyrë Sané: Disiplina dënon me 3 ndeshje trajnerin e Union Berlin, Bjelica

Lapsi.al 26 January 2024
Video/ I vuri duart në fytyrë Sané: Disiplina dënon me 3
Nenad Bjelica, trajneri kroat i Union Berlin, është dënuar me tre ndeshje nga Liga Gjermane e Futbollit pasi vendosi duart në fytyrën e sulmuesit të Bayern Munich, Leroy Sané. Episodi i shëmtuar ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së së mërkurës mbrëma. Bjelica po mbante topin në kohën kur sulmuesi bavarez dëshironte të bënte një rivënie anësore. Pasi i hoqi topin nga duart, Bjelica reagoi duke shtyrë me dy duart në fytyrë Sané. Gjesti i keq u përsërit edhe njëherë ndërsa tensioni përfshiu edhe protagonistët e tjerë në fushën e lojës. Trajneri i Union Berlin u përjashtua nga fusha, ndërsa arbitri i tregoi edhe sulmuesit të Bayern, Sané, kartonin e verdhë. Lexo më tej: Video/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané: Bayern Munich thyen Union mes tensionit Sa i përket ndeshjes, Bayern Munich arriti të fitone me rezultatin 1-0. Në rikuperimin e javës së 13-të të Bundesligës, Bayern u kthye te fitorja, pas humbjes ndaj Werder Bremen. Pas një pjese të parë të bllokuar, bavarezët thyen ngërçin dhe morën 3 pikët me golin e Guerreiro në minutën e 46′. Me këto tre pikë, Bayern rikthehet në -4 pas kryesuesve të Leverkusen, me po aq ndeshje të luajtura.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI