Flash

Erdogan miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

Lapsi.al 27 January 2024
Erdogan miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan miratoi të enjten kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke i dhënë kështu fund një vonese disa mujore në procesin e konfirmimit nga Turqia. Hungaria mbetet tani e vetmja pengesë në rrugën e anëtarësimit të Stokholmit në aleancën ushtarake.

Nënshkrimi nga zoti Erdogan ishte hapi i fundit në proces pasi kërkesa u ratifikua nga parlamenti turk. Miratimi u bë rreth 20 muaj pasi Stokholmi kërkoi të anëtarësohej në aleancë, pasi filloi agresioni i Rusisë në Ukrainë.

“Ne mirëpresim ratifikimin nga Turqia të kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Kemi arritur në një moment historik vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO,” tha kryeministri suedez Ulf Kristersson në rrjetin e mediave sociale X.

“Tani mbetet vetëm ratifikimi i Hungarisë në mënyrë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh në X, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.

Ratifikimi nga parlamenti i Turqisë të martën i dha zgjidhje pengesës më të madhe të mbetur për hyrjen e Suedisë në NATO. Presidenca turke tha se zoti Erdogan kishte miratuar protokollin e pranimit të Stokholmit në aleancë.

Vonesa kishte ngjallur pakënaqësinë e disa prej aleatëve të Ankarasë, por nga ana tjetër i siguroi disa avantazhe Turqisë.

Ankaraja pret tani që Shtetet e Bashkuara të fillojnë punën për të siguruar miratimin nga Kongresi amerikane të shitjes së avionëve luftarakë F-16 për Turqinë me vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

Zoti Erdogan e kishte kushtëzuar miratimin e kërkesës së Suedisë me miratimin e shitjes së avionëve.

Miratimi vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër drejtuesve të komisioneve kryesore të Kongresit ku i informonte se synonte të fillonte procesin zyrtar të njoftimit për shitjen e avionëve F-16, sapo Ankaraja të përfundonte procesin e miratimit për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sipas rregullave të NATO-s, dokumenti përfundimtar i miratimit nga Ankaraja tani dërgohet në Uashington./ VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI