Flash

Gërryen tokën pa autorizimin, nën hetim përgjegjësi dhe punonjësi i firmës në Ersekë

Lapsi.al 27 January 2024
Gërryen tokën pa autorizimin, nën hetim përgjegjësi dhe

Një punonjës 37-vjeçar dhe një 53-vjeçar me detyrë përgjegjës në një firme nxjerrjeje, përpunimi dhe tregtimi qymyrit bituminoz janë vënë nën hetim në Ersekë. Hetimi vjen pasi në fshatin Qinam të Ersekës dyshohet se 37-vjeçari ka shpërdoruar tokën duke gërmuar me një automjet fadromë për të nxjerrë inerte për llogari të firmës. Punonjësi 37-vjeçar dhe përgjegjësi 52-vjeçar akuzohen se kanë nisur punimet pa autorizim përkatës nga organet kompetente.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq dhe A. X., 52 vjeç, banues në Tiranë (me detyra punonjës dhe përgjegjës të një firme për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz), pasi në fshatin Qinam, Ersekë, shtetasi L. Xh., dyshohet se ka shpërdoruar tokën, duke gërmuar me një automjet fadromë, pa targa, për të nxjerrë inerte për llogari të firmës ku punonin, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti fadromë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI