Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kupa e Shqipërisë, evitohet derbi kryeqytetas në çerekfinale: shorti të mërkurën, ja ndarja në vazo

Lapsi.al 27 January 2024
Kupa e Shqipërisë, evitohet derbi kryeqytetas në
Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024 ditën e mërkurë më datë 31 janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni. Përjshtohet derbi kryeqytetas, duke qenë se Partizani dhe Tirana ndodhen në të njëjtën vazo. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në orën 11:00, ku do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kukësi, Erzeni dhe Laçi. Lexo më tej: Kupa e Shqipërisë, Tirana e Partizani në çerekfinale, Dinamo eliminohet në Laç: ja rezultatet Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI