Flash

Mbahej e mbyllur në banesë, letra e bashkëshortes së 35-vjeçarit: Amanet fëmijët, nuk e përballoj dot stresin

Lapsi.al 27 January 2024
Mbahej e mbyllur në banesë, letra e bashkëshortes së

Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e raportuar në kryeqytet, ku një 35-vjeçar, Jetnor Zhaboli,  mbante të mbyllur ne banesë nënën, gruan dhe fëmijët e mitur. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së Zhabolit ku ndër të tjera shkuan se “Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.

Ndërsa i drejtohej prindërve e reja u thoshte se i linte fëmijët amanet.

Pjesë nga intervista:

Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.

Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?

Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se  nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI