Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Milan humbet dy penallti, befasohet në shtesë nga Orsolini: Bologna frenon Piolin

Lapsi.al 27 January 2024
Video/ Milan humbet dy penallti, befasohet në shtesë nga Orsolini:
Milan nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Bolonjës në javën e 22 të Serie A dhe ngadalësoi ndjekjen e Juventus dhe Inter. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në minutën e 29' pas golit të Zirkzee. Të besuarit e Piolit humbën një penallti me Giroud (e pritur nga Skorupski), por arritën golin e barazimit në minutën e 45' falë një inkursioni të Loftus-Cheek. Në pjesën e dytë, Milan fitoi një penallti të dytë, edhe kjo e humbur nga Theo Hernandez (shtyllë), por në minutën e 83' gjetën golin që ktheu ndeshjen, sërish me mesfushorin anglez. Në shtesë të plotë, një goditje tjetër nga pika e bardhë ishte vendimtare. Maignan e kuptoi krahun, por Orsolini nuk gaboi dhe ndaloi kuqezinjtë pas katër fitoreve radhazi. Lexo më tej: Video/ Çmenduri e Milik, Juventus me 10 vetë frenohet nga Empoli: Inter -2 me dy ndeshje më pak Në një San Siro të tejmbushur dhe të mbështjellë nga mjegulla, Milan dhe Bolonja gërvishten dy herë secili njëri-tjetrin në një panoramë shumëngjyrëshe ku, sidoqoftë, ata që e ndoqën u argëtuan. Dy kartona të kuq, një shtyllë, katër gola, dy penallti të humbura, një tjetër e shënuar, një qendërsulmues holandez i aftë për t'u argëtuar sikur të ishte në parkun e lodrave dhe një dygolësh nga një anglez. Në Meazza përfundoi 2-2: dy gola të Loftus-Cheek për Milan e golat e Zirkzee dhe Orsolini për Bologna. Problemi do të jetë ndoshta në ndeshjen e ardhshme për bolonjezët, që do ta gjejnë veten pa trajnerë. Kartoni i kuq i parë ishte për teknikun Motta, i fishkëllyer nga 70mijë tifozët në San Siro për shkak të së kaluarës me Inter, i dyti për Simon Colinet, bashkëpunëtorin e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI