Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Remuntada e Real Madrid, Tchouameni thyen Las Palmas në minutën e 84': Blancos në krye

Lapsi.al 27 January 2024
Video/ Remuntada e Real Madrid, Tchouameni thyen Las Palmas në minutën

Real Madrid (pa Bellinghamin e pezulluar) fiton sërish me përmbysje në javën e 22 të La Liga. Las Palmas mposhtet 2-1 në Gran Canaria, duke u dorëzuar vetëm në fund. Golit të Munoz, që në të 53' shënoi me asistin e Sandro Ramirez, iu përgjigj e majta e Vinicius në minutën e 66' dhe goditja me kokë e zëvendësuesit Tchouameni, në minutën e 84'. Girona kthehet kështu në -2 nga Blancos, të parët. Përfundon 0-0 ndeshja mes Real Sociedad dhe Rayo Vallecano.

LAS PALMAS-REAL MADRID 1-2

El Haddadi iu afrua golit pas disa sekondash, pas një goditje këndi. Skuadra e Ancelottit u përgjigjet menjëherë me Rodrygo, por Valles reagoi ndaj tentativës së brazilianit. Kroos sfidon sërish portierin me një goditje dënimi nga distanca. Ndërsa Cardona në minutën e 34' mund të kalonte në avantazh vendasit por goditi lart. Në fund të pjesës së parë, Vinicius ndizet, duke u përpjekur në dy raste, por pa mundur të thyejë ngërçin para fishkëllimës së fundit.

Las Palmas kaloi në epërsi në fillimin e pjesës së dytë. Sandro Ramirez dhe Munoz ndërtuan një aksion fantastik, me ish-lojtarin e Barcelonës që, pasi kaloi edhe Rudiger, asistoi shokun e skuadrës në zonën e vogël. Goli i barazimit merengues u nënshkrua në minutën e 66' nga Vinicius. Braziliani shfrytëzoi një asist të Camavinga dhe ekuilibroi rezultatin. Madrid shtyu për të kompletuar një tjetër rikthim të sezonit dhe ia doli në minutën e 84'. Tchouameni (i cili sapo kishte hyrë në fushë) goditi në mënyrë perfekte me kokë, në zhvillimet e një këndore, duke vendosur ndeshjen. Real ngjitet në krye me 54 pikë, dy më shumë se Girona (që luan nesër), ndërsa vendasit mbeten në kuotën e 31 pikëve.

REAL SOCIEDAD-RAYO VALLECANO 0-0

Rrjeta të paprekura në ndeshjen mes baskëve dhe Rayos, me vendasit që mbeten -5 nga vendi i katërt. Barrenetxea i besoi tandemit sulmues André Silva-Sadiq, por asnjëra skuadër nuk prodhoi raste të rëndësishme shënimi në pjesën e parë. Në fakt, deri në kohën shtesë kur Zubimendi dhe Galan ishin afër avantazhit për Sociedad. Pjesa e dytë e lojës vazhdoi të mos jepte mundësi të qarta shënimi, me një ekuilibër që u ruajt deri në bilbilin e fundit. Nga një pikë për dy ekipet, që i ngjit miqtë në 24 pikë, ndërsa Sociedad në 36.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI