Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Shpërfytyrohet Barcelona: Villareal i shënon 5 në një ndeshje të çmendur

Lapsi.al 27 January 2024
Video/ Shpërfytyrohet Barcelona: Villareal i shënon 5 në një

Barcelona humbi 5-3 një ndeshje të çmendur kundër Villareal. Blaugranat e përmbysën fillimisht nga 0-2 në 3-2 me Gündogan, Pedri dhe autogolin e Bailly. Më pas ata pësuan barazimin e Guedes dhe u rrëzuan në kohën shtesë në goditjet e Sorloth ( 99') dhe Morales (102').

Yamal ishte lojtari më i rrezikshëm i Xavit në fillim, duke u afruar pranë shënimit të një goli të mrekullueshëm nga goditja e dënimit pas një çerek ore lojë. Menjëherë më pas Joao Felix tentoi të kalojë në avantazh katalanasit me një të majtë në hyrje të zonës, por Jörgensen ishte i pakalueshëm. Në minutën e 21' Nëndetësja e Verdhë kaloi në avantazh, por goli i Morenos u anulua për shkak të një faulli të Baena ndaj Koundé. Kapiteni përsëriti veten 20 minuta më vonë, me një goditje të përsosur me të majtën pas një asisti nga e majta nga Sorloth. E këtë herë gjithçka ishte e rregullt.

PËRMBYSJE E KUNDËRPËRMBYSJE

Në fillim të pjesës së dytë miqtët dyfishuan: Cancelo humbi topin në mënyrë sensacionale si lojtari i fundit, Akhomach e shfrytëzoi duke dribluar Pena e duke shënuar golin. Në një orë lojë, Gündogan rihapi ndeshjen me një të majtë brilante në spondin e Lewandowski. Pastaj Pedri përfundoi rikthimin në minutën e 68' me një goditje preçize. Tre minuta të tjera u deshën për përmbysjen me një autogol të bujshëm të Bailly që i dha katalansve avantazhin. Barcelona kërkoi të mbyllte ndeshjen, por Villareal barazoi në kundërsulm në minutën e 84', me blerjen e re Guedes.

Befasitë nuk kanë mbaruar, sepse në minutën e 90' akordohet një penallti për vendasit për një prekje me dorë nga Comesana. Pas thirrjes nga VAR vendimi anulohet dhe fitorja mori drejtim tjetër. Në minutën e 99' Villareal kaloi në avantazh falë një gafe të Inaki Pena, nga e cila përfitoi Sorloth, duke i dhënë skuadrës së Marcelino një sukses të jashtëzakonshëm. Araujo iu afrua barazimit 4-4 në minutën e 101', por në përmbysjen e fronteve Morales vulosi ndeshjen në 3-5. Nëndetësja e Verdhë tani ka 23 pikë në renditje. Blaugranat mbeten me 44 pikë dhe janë dhjetë distanca nga kreu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI