Flash

Kontrollet e SPAK, Berisha: 5 drejtorë të Veliajt kanë vjedhur 30 milionë euro

Lapsi.al 28 January 2024
Kontrollet e SPAK, Berisha: 5 drejtorë të Veliajt kanë vjedhur 30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e kësaj të diele kontrollet e SPAK në bashkinë e Tiranës.

“Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt. A e dini ju se çfarë janë ato? Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme “5D” që do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn kanë vjedhur 30 milionë euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre” – tha Berisha që akuza bëri edhe për rrugën e Arbrit.

“Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe? Shikoni pse.

Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, “Gjoka Kompani”. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri” - tha Berisha për protestuesit që ishin mbledhur poshtë banesës së tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI