Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

10 pikë para të gjithëve, Tetova kujtohet për skemën: "Egnatias i djeg"

Lapsi.al 29 January 2024
10 pikë para të gjithëve, Tetova kujtohet për skemën:

“Normalisht, kjo është një risi. Dikujt i djeg. Unë jam komod dhe flas për ekipin tim, normal që djeg. Vjen një ekip dhe ta merr me një ndeshje. Mendoj se ekipi duhet të ketë vazhdimësi dhe kjo të qetëson". Skema e kampionatit me Final Four, kthehet në vëmendje, në kohën kur Egnatia e sheh veten +10 nga ndjekësi më i afërt. Vonë, në fakt, për tu kujtuar që 36 javë cohen dëm për dy ndeshje teke, në të cilat vendoset titulli. Tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova e ka të qartë se ky kampionat pa ndryshimin e skemës që iu bë do të ishte praktikisht i vendosur.

Tetova sidoqoftë ka dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij, një pjesë e të cilëve ndoshta jo në maksimum: "Janë lojtarë të rinj, kanë mbyllur kampionatet që në nëntor dhe me formulën e rrotacionit do të mundohemi t’i kthejmë në formacion. Gjata ka ardhur i pari. Ka stërvitje më shumë se të tjerët. Po them që me çunat që kanë ardhur më mbrapa po punojmë intensivisht, prandaj ka rrotacion. Gjithmonë është çështje fizike. Mallota nuk ishte në një ditë të mirë sot. Rastet ishin për të dyja skuadrat. Kapiteni nuk ishte në një ditë të mirë. por me ndryshimin e skemës çdo gjë foli për ne. Nuk po them nëse loja do shkonte 0-3 për Erzenin, ne edhe mund ta kthenim. Futbolli i ka të gjitha" e mbylli Tetova.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin Erzenin 3-2 në pjesën e dytë

DELIALLISI: MUND TA KISHIM VRARË NDESHJEN

“Mund ta kishim vrarë ndeshjen. Gabojmë një pas në mesin e fushës, gabojmë një goditje. Pas dëmtimit të Hasanbellit me Partizanin, skuadra nuk ka më atë qetësi. Të humbësh një ndeshje të tillë të vjen keq". Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, ka keqardhjen për mënyrën se skuadra e tij shpenzoi dy avantazhe për të dalë në fund i mundur 3-2. Sidoqoftë, tekniku i shijakasve mbron futbollistët e tij, duke i dhënë besim absolut: "Këta janë lojtarë që kanë një kohë të gjatë pa luajtur. Gjithsesi cilësia është. Çdo lojtar ka kohën e vetë, nuk mund ta bëjmë as për 5 javë, as për 5 ditë. Nëse nuk shënon e ke të vështirë përballë një ekipi që është me meritë aty ku është. Nga tani e tutje do vazhdojmë të marrim pikët, sepse kam besim absolut te skuadra. Besoj fort".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI