Flash

Acari i tre ditëve të fundit të janarit/ Legjenda italiane e mëllenjës së zezë

Lapsi.al 29 January 2024
Acari i tre ditëve të fundit të janarit/ Legjenda italiane e

Tre ditët e fundit të janarit, sipas një tradite popullore italiane që lidhet me klimën dhe kushtet e motit, quhen "ditët e mëllenjës së zezë". Legjenda thotë se 29, 30 dhe 31 janari janë pjesa më e ftohtë dhe më e ashpër e dimrit.

Por pse u zgjodh ky emër? TG Com thotë se origjina vjen nga disa legjenda, shumica e të cilave kanë një pikënisje të përbashkët (mëllenjat e zeza dhe ato të bardha), por ndryshojnë në detaje. Versioni më i përhapur është i lidhur me një perspektivë evolucionare që tregon për një epokë në të cilën të gjithë mëllenjat ishin të bardha.

Në një nga ditët e fundit të janarit njëri prej këtyre zogjve u strehua në një oxhak për t’u ngrohur, por për shkak të blozës u ngjyros në të zezë. Sipas besimit popullor italian, “ditët e mëllenjës së zezë” kanë aftësinë të parashikojnë kohëzgjatjen e dimrit bazuar në temperaturat e regjistruara në 3 ditët e fundit të janarit.

Nëse moti është i butë gjatë kësaj periudhe, përfundimi i stinës së ftohtë besohet se do të vonohet, ndërsa nëse temperaturat e 3 ditëve të fundit të janarit janë të ulëta, pranvera është duke ardhur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Në varrimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për t'i hapur rrugë deportimit të refugjatëve afrikanë në Shëngjin, një grup të rinjsh i kanë vendosur një kurorë me lu...

16:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI