Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Formati i ri i Champions League e Carabao Cup: kaos kalendari në Premier League

Lapsi.al 29 January 2024
Formati i ri i Champions League e Carabao Cup: kaos kalendari në Premier

Formati i ri i Champions League me 36 ekipe nuk ka bërë ende debutimin në skenën e futbollit europian, por debatet nuk mungojnë. Rritja e numrit të ndeshjeve është një temë e ndjeshme që është diskutuar edhe në të kaluarën nga lojtarët dhe trajnerët në liga të ndryshme. Por kalendari i ngarkuar është një problem shumë serioz për klubet e Premier League. Në Angli, në fakt, tashmë është skicuar kalendari për sezonin e ardhshëm dhe ka lindur një problem me Carabao Cup, një kupë shumë e rëndësishme në Angli. Ky turne do të sillte mbivendosjen e ndeshjeve me mbrëmjet e Champions League, por edhe me Europa dhe Conference League.

Me grupin unik dhe çdo skuadër të përfshirë në tetë ndeshje në Champions League, kompeticioni evropian do të mbyllë pjesën e parë në janar të vitit të ardhshëm, duke u kryqëzuar kështu me Carabao Cup, që në gjysmëfinale luhet me ndeshje jashtë e brenda. Një format që klubet angleze kanë kërkuar ta ndryshojnë, duke marrë në këmbim një asgjë. Përkundrazi, erdhi konfirmimi nga CEO i EFL se asgjë nuk do të ndryshojë për shkak të mungesës së marrëveshjes mes ligave të ndryshme të përfshira, siç raportohet nga Daily Mail.

Këtë sezon, në gjysmëfinale u shfaqën skuadra si Liverpool dhe Chelsea, të cilët me formatin e ri të Champions do të duhet të luanin një nga dy raundet e fundit të fazës së parë. Një problem përplasjes, por edhe vizibiliteti për kompeticionin shumë të dashur britanik.

PRECEDENTËT

Në fund të fundit, problemi i kalendarit në Angli nuk është asgjë e re. Në të kaluarën disa skuadrave u është dashur të marrin vendime drastike për të rregulluar trafikun e impenjimeve, i cili është i destinuar të rritet nga sezoni i ardhshëm. Në vitin 2019, për shembull, Liverpool i Klopp, kampion i ri i Evropës dhe gati për t'u bërë kampion bote disa ditë më vonë, efektivisht hoqi dorë nga League Cup duke u paraqitur me U-23 kundër Aston Villa (humbje 0-5).

Një rrezik, ai i anashkalimit të Carabao Cup, të cilin tifozët anglezë dhe vetë klubet nuk e shohin me sy të mirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI